Detaje të reja vijnë nga policia për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm. Policia bën të ditur se është arrestuar polici i burgjeve Bledi Toci dhe vëllai i tij janë arrestuar.
Sipas policisë, Toci ka qëlluar me armë për vetëmbrojtje, pasi i ndjeri Dritan Hoxhalli për arsye xhelozie ka qëlluar mbi policin 31-vjeçar.
Po ndërkohë edhe vëllai i Bledi Tocit gjithashtu është arrestuar. Sipas policise B. Toci, 27 vjeç gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit.
Ndërkaq, Mardisa Qatja, në shtëpinë e së cilës ndodhi ngjarja e rëndë ka thënë para policëve se ka pasur marrëdhënie me viktimën, por që më pas ishin ndarë. Ajo ka thënë se Haxholli po e shqetësonte vazhdimisht dhe për këtë kishte folur me Tocin.
Lexo edhe- Ngjarja në Kavajë, polici vret ish të dashurin e kushërirës
NJOFTIMI I PLOTE
Kavajë
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.
B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme
