Marsida Qatja, gruaja në shtëpinë e të cilës ndodhi ngjarja e rëndë në Kavajë ka dhënë dëshminë e saj para efektivëve.
Sipas dëshmisë së zbardhur nga “Panorama”, ajo ka treguar raportin që ka pasur me viktimën. “Shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të”- bejne me dije burimet për Panorama.
Marsida e ka refuzuar Dritanin, por ai ka këmbëngulur dhe e ka shqetësuar sërish. Shqetësimin e saj ajo ia ka treguar Bledar Tocit i cili e ka siguruar se do ta zgjidhte këtë me Dritanin.
Mbrëmjen e djeshme Toci ka shkuar në shtëpinë e saj duke qëndruar me të, në shoqërinë e dy personave të tjerë, që ishin shokë dhe fqinj të Marsidës. Haxholli ka shkuar rreth orës 23.30 në shtëpinë e Marsidës dhe mes tyre ka pasur debate të ashpra dhe përleshje.
Ne keto kushte, Marsida ka komunikuar me te dhe e ka ftuar te vinte brenda per tu sqaruar.
Sapo ka hapur derën e baneses së saj, Dritani eshte futur me arme në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toci.
Rreth orës 00.40 ka ndodhur dhe vrasja. Ka qenë Haxholli që ka qëlluar i pari duke e plagosur Toçin, ndërkohë që polici i është kundërpërgjigjur duke e lënë të vdekur në vend 41-vjeçarin.
