Ende nuk ka pistë konkrete, por policia dyshon se vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë pasi doli nga marketi është kryer për hakmarrje. Dyshimet paraprake lidhen me vrasjen e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua me disa plumba disa muaj më parë, teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.
Policia zbardhi vrasjen dhe vuri në pranga shtetasit e huaj të përfshirë. Sipas policisë, porositësi dhe organizatori i vrasjes ishte Edmond Haxhia. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997, nisur nga një vrasje të ndodhur asaj kohe.
Pak ditë pas vrasjes së Nikulajt, familjarët e këtij të fundit pranuan që të falin gjakun duke thënë se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre dhe se i vetmi që duhet të mbajë përgjegjësi është Edmondi, duke u dhënë kështu mundësinë për të mos qëndruar të ngujuar.
