Pas vrasjes së 35 -vjeçarit Besnik Hidi mëngjesin e sotëm që tronditi qytetin e Lushnjes, policia gjeti në lagjen “Sarave” një makinë të djegur që dyshohet të jetë e autorëve.
Mësohet se makina i përkiste një çifti që u grabit pranë autostradës një çifti nga Unaza e Re. Kjo grabitje ndodhi një javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë “Casa Italias”.
Lexo edhe- Dhunohet dhe grabitet një çift në rrugën Tiranë- Durrës
Të dyja ngjarjet janë ende pa autor dhe nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia vijon hetimet për të arritur në identifikimin e autorëve.
Lexo edhe- Vritet 35-vjeçari në Lushnje, policia në kërkim të autorëve