Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte, por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit Sadik Llani. Krahas zonës së Liqenit të Bovillës, Policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës.
Kontrollet e RENEA do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Policia ka gjetur makinën e autorit të braktisur në Bovillë, por brenda makinës nuk janë gjetur sende të kundërligjshme.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor.
Një ditë më parë, në Paskuqan, 39-vjeçari qëlloi për vdekje Ardian Baloshin, ndërsa policia ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacione të sakta për vendndodhjen e tij.
