11 persona, të dyshuar se kanë marrë pjesë në trafikun e kokainës mes Holandës dhe Italisë janë dënuar nga Gjykata penale e Brukselit.
Dënimet për bandën, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë, filluan nga një deri në 10 vite burg.
Rrjeti i drogës sipas medieve të huaja është zbuluar vetëm pasi një nga drejtuesit e saj u qëllua për vdekje në prill 2020 nga një vrasës me pagesë, në një piceri të vendosur në qendër të Strombeek-Bever. Vrasësi me pagesë raportohet se është një shqiptar.
