Policia e Vlorës ka shoqëruar 14 persona lidhur me vrasjen një ditë më parë të 31-vjeçarit Taulant Beqiraj.
Një ditë më parë u arrestua një prej autorëve ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Mjeti u gjet më pas i braktisur në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Policia gjithashtu ka kryer kontrolle në tetë banesa. 31-vjeçari ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe njihej me tre mbiemra dhe si person me precedentë kriminalë.
