Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe ka tronditur mbarë botën.
Ndaj dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tokio, në një vizitë të shkurtër dhe urgjente, për t’i shprehur ngushëllimet personale Japonisë për ngjarjen e rëndë.
Blinken u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.“Unë i jam vërtet mirënjohës atij që gjeti kohë për të na parë në këtë kohë tepër të vështirë”, tha Blinken.
“Presidenti Biden më kërkoi personalisht në emër të presidentit, në emër të popullit amerikan të shpreh ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Abe”, shtoi Blinken.