Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa flet për vrasjen e ndodhur së fundmi te ”Kodra e Diellit”, thekson se është problematike rrezikshmëria në një zonë ku banojnë gjyqtarë, prokurorë.
”Na kanë ndodhur dy ngjarje në ”Kodrën e Diellit”, por mbi të gjitha aty banojnë shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Aty ka roje. Në dy pika janë të armatosur, me vëzhgime kamerash, dhe këta kanë penetruar për të shkaktuar një ngjarje të rëndë.
E para ka qenë për motive të dobëta. Problemi qëndron te rrezikshmëria e një zonë ku banojnë njerëz që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti me ligj. Duhen marrë masa në kuptimin e rretheve të kuqe, të ndalimit të menjëhershëm dhe kontrollit më të mirë të territorit.
Disa persona të kësaj pozite zgjedhin të qëndrojnë në qendra rezidenciale sepse janë më të mbrojtja. Nëse na ndodhin këto ngjarje do të thotë që rreziku është shtuar”.