Të dy shokë, punonjës në HEC-in e Vrrithit, kishin gjetur një armë pa leje dhe një plumb i shkrepur nga pakujdesia i mori jetën 30-vjeçarit Petrit Biba.
Kjo është historia e të riut nga Puka që ndërroi jetë mbrëmjen e të premtes. Policia ka identifikuar autorin e krimit, dhe bëhet fjalë për Enderids Doda, 25 vjeç. I riu mësohet se ka shkrepur armën pa dashje dhe plumbi ka zënë në bark 30-vjeçarin Petrit Biba i cili ndërroi jetë në spital pak më vonë.
Doda nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Mbi të rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet vijojnë ndërkohë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
