14-vjeçari që vrau 9 persona në një shkollë fillore në Vraçar, Serbi, ndodhet në një psikiatri speciale. Mediat raportojnë se askush nga familja e tij nuk ka shkuar ndonjëherë për ta vizituar. As nëna e tij nuk ka shprehur dëshirën për ta vizituar.
Mësohet se i vetmi person që ka shkuar në institucion për 14-vjeçarin ka qenë kushëriri i tij, po përsëri nuk e ka vizituar, por vetëm ka dorëzuar gjërat për të tek punonjësit.
Autori i vrasjes masive është i vendosur në një institucion psikiatrik, i cili drejtohet nga mjekë që monitorojnë çdo ditë gjendjen e tij dhe objekti është nën mbikëqyrjen e Departamentit të Policisë Kriminale. Ndërkohë babai i tij është në paraburgim dhe nuk ka mundësinë ta shikojë djalin e tij.