Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau dy vëllezërit në Vlorë, arrestohet në Itali shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

18:03 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestohet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetas shqiptar 46-vjeçar, u identifikua dhe u arrestua nga policia në një apartament në Martina Franca (Taranto), pasi rezulton në kërkim  ndërkombëtar.

Gerti Selimaj akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve,  Beqir dhe Elmaz Hasho ngjarje e ndodhur në periferi të Vlorës në vitin 1998.

I arrestuari u përball me dy vëllezërit për sulmin ndaj një të afërmi të tij dhe, pas një sherri, i qëlloi për vdekje. 46-vjeçari shqiptar, i dënuar, u arrestua gjithashtu në komunën e Martina Franca në 2015 për vrasje në tentativë.

Në këtë episod të fundit, të mbështetur nga vëllai i tij i vogël, për arsye ekonomike, ai goditi me thikë një nga bashkatdhetarët e tij, duke e plagosur rëndë në bark.

46-vjeçari u dërgua në burgun Taranto në pritje të procedurave ndërkombëtare të ekstradimit për në Shqipëri.

Njoftimi i policisë rreth një muaj më parë për zbardhjen e ngjarjes:

Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.  Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë.

Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit: G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Itali Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U ekstradua nga Italia si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin

12:20 / June 7, 2026

U ekstraduan nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në burg 6 personat e përfshirë në trafikun e drogës

12:04 / June 6, 2026

Tritol banesës dykatëshe në Rrilë të Lezhës, pronarët ishin brenda në momentin e shpërthimit

09:29 / June 6, 2026

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

08:55 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.