Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau Emanuel Rrokun në një lokal në Milano, Prokuroria kërkon burg përjetë për 34-vjeçarin shqiptar

14:07 / November 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rroku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit 2022, qëlloi për vdekje, bashkatdhetarin Emanual Rroku, në një lokal në Milano, rrezikon burgun e përjetshëm.

Prokurori publik Ciro Caramore kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Aty ka lindur një debat me Rigelsin, i cili kulmoi kur ky i fundit që nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë.

Një  plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar duke e lënë të vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas ngjarjes, së rikonstruktuar nga hetimet, brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua.

Disa nga të pranishmit kishin ndërhyrë për ta ndaluar, ndërsa Rigelsi kishte ndërhyrë për të mbrojtur mikun e tij nga ajo turmë.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash u lëshuan nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide.

23-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari, u shtrua në spital për shkak të rrahjeve të rënda që iu bënë gjatë sherrit.

Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 centimetra , ka goditur varësen e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij.

“Nuk doja të vrisja njeri, do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigels i cili përfundoi në burg për vrasje.

Rigels Gjinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.