Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau gruan me levë hekuri në Durrës, flet me lot në sy Ruzhdi Tosuni: Nuk duhet të kisha arritur këtu. Burg 63-vjeçarit

11:24 / March 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Duke shprehur pendesë dhe i përlotur ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Ruzhdi Tasuni, i cili më 26 shkurt vrau duke qëlluar me metrin metalik në kokë bashkëshorten Hajdije, 58-vjeçare në dyqanin e tyre të metrazheve në lagjen numër 12. Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, sot para togave të zeza ku dhanë masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj tij, tha se gjithçka ndodhi në moment, pas konfliktit që nisi në mëngjes mes tyre për disa borxhe, siç ai është shprehur. Në mesdite, situata agravoi, duke bërë që bashkëshorti të qëllojë për vdekje gruan e tij.

“Ne kemi punuar bashkë (ndërkohë qan) – nuk duhet të kisha arritur këtu”, tha ai para gjykatësve.

Pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, 63-vjeçari Ruzhdi Tosuni vrau duke e goditur disa herë me një levë hekuri bashkëshorten e tij 59-vjeçare, Hajdien, nënë e tre fëmijëve më 26 shkurt.

Ngjarja ndodhi në dyqanin e metrazheve që mban emrin e autorit, pranë pallatit të sportit në Durrës.

Autori ka përdorur një levë hekuri për të goditur gruan e cila nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Pas vrasjes, autori ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur mbërritjen e policisë duke pranuar krimin e rëndë.

Ruzhdi Tosuni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.