Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau gruan në Itali, shqiptari kërkon falje në rrjetet sociale pas krimit. Ja ku ndodhet

15:54 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
310437863 110910481789880 3937231333820696577 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me atë që dyshohet të jetë një krim pasioni, ku shqiptari Avni Mecja ka vrarë gruan e tij rumune dhe më pas është zhdukur.

Në një media italiane thuhet se shqiptari ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje pas krimit.

Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal.

Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano, është ende i mbuluar me mister,.

Trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, lindur në Rumani, u gjet në banesë, e mbështjellë me një batanije.

Autori i krimit dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Avni Mecje, shqiptar, 49-vjeçar punëtor ndërtimi, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

“Ai mund të jetë tashmë në Shqipëri pasi celulari i Aleksandrës, i gjurmuar, duket se ndodhet tashmë në këtë vend”, shkruajnë mediat italiane.

Burri gjatë një telefonate me të afërmit që jetonin në zonën e Veronës pas krimit u ka thënë se duhej të ikte sepse ishte në kërkim.

Ai do të largohej nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij.

Çifti kishte jetuar së fundmi në Bolzano, ishte i martuar që më 9 gusht 2020 dhe më parë kishte jetuar në Verona.

Sipas mediave italiane, shqiptari menaxhonte dy profile sociale në Facebook.

“Në profilin e parë, ai personal i Avniut bie në sy vetëm prania e miqësive femërore, ndërsa në atë të ndarë me bashkëshorten e tij Aleksandrën të vetmet foto të dukshme janë të pak ditëve më parë ku duken bashkë, por ku vështrimi i saj bën të mos duket se është e lumtur. Ndoshta shenjat e një krize. Sipas disa fqinjëve, çifti kohët e fundit ishte dëgjuar shpesh duke u grindur”, shkruajnë mediat italiane.

310395934 110915595122702 9117112969608511197 n

Avni Mecja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.