TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ministri i Brendshëm i Kosovës shkon personalisht në Veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

14:58 / June 2, 2023

Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona, duhet reflektim nga deputetët e PD-së

14:45 / June 2, 2023

SPAK shpall pretencën për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka, kërkon 4 vite burg

14:38 / June 2, 2023

Avionët luftarakë/ Qeveria miraton kontratën, dronët turq “Bayraktar TB2” së shpejti vijnë në Shqipëri

14:32 / June 2, 2023

A pengohet Saimir Tahiri të futet sërish në politikë? Gazetari zbulon kur mund të kandidojë ish-ministri

14:27 / June 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Vrau gruan se nuk i bëri bukën gati, babai mesazh fëmijëve

20:24 / March 14, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“U kërkoj ndjesë fëmijëve të mi për këtë që kam bërë, por nuk dua ta kujtoj këtë ngjarje”, ishin këto fjalët e vetme të Sami Metushit, i cili po gjykohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sose Metushi, në nëntor të 2017-ës në Kavajë.

Gjatë seancës së djeshme, Prokuroria për Krime të Rënda kishte kërkuar të merrte dëshminë e tij, por ai nuk ka pranuar të flasë, duke e lënë sallën e gjyqit. Më tej, Prokurori vazhdoi me leximin e provave të tjera shkresore për dosjen, ndërsa seanca u shty për në datën 25 mars, kur edhe do të merren dëshmitë e disa personave.

Ndërkohë, në sallë, Metushi nuk kishte asnjë të afërm, të cilët, pas ngjarjes së rëndë, e kanë braktisur. 

Sipas Prokurorisë, Mekolli e ka vrarë bashkëshorten e tij me sqepar, duke e goditur disa herë, pas një sherri, ndërsa pas krimit, në momentin që Policia ka kryer kontroll në banesën e tij, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila përdorej pa leje nga i pandehuri. Ndërkohë, sipas Akuzës, edhe pretendimet e ngritura më herët se Bashkim Mekolli ka pasur probleme psikike, janë rrëzuar nga akti i ekspertimit dhe kartela klinike nga Spitali i Pogradecit.

Referuar hetimeve, Bashkim Mekolli ka qenë person i alkoolizuar dhe shpesh ka pasur sjellje të dhunshme me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Pogradec, ku i pandehuri e ka qëlluar disa herë me sqepar në momentin që viktima ka qenë duke u marrë me punët e shtëpisë. Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë gjendja e dehur e Mekollit, i cili shpesh bëhej xheloz për të duke e keqtrajtuar më pas. Ndërkohë, referuar dëshmive të dhëna, viktima njihej si një njëri i qetë dhe e respektueshme në zonë.

Babai i të pandehurit, Bashkim Mekolli, i cili është braktisur nga familjarët, është shprehur se djali i tij ishte në depresion dhe se shpesh ka qenë i dhunshëm. Sipas tij, Mekolli ishte shumë i dhunshëm dhe kjo pasi ka vuajtur që herët nga depresioni. “Gjithë jetën, djali im e ka grindur nusen. Ai ishte me depresion dhe vazhdimisht sillte shqetësime, grindej për hiçgjë. Nusja ishte e mirë dhe e rregullt, por im bir ishte i sëmurë dhe s’kishim çfarë t’i bënim. Vite të tëra me atë gjendje dhe unë thuajse nuk flisja fare me të, sepse çdo herë e kthente në sherr. Ishte shumë agresiv, i dhunshëm dhe vetëm grindej, për vite të tëra kjo gjendje ka qenë”, ka thënë ai.

Djali i viktimës: Të dënohet me burgim të përjetshëm
Disa ditë pas vrasjes së Demirkë Mekollit, për mediat reagoi djali i saj, në atë kohë 16 vjeç, Emiliano Mekolli, i cili nga Italia, kërkoi që babai i tij të dënohej me burgim të përjetshëm, në mungesë të një dënimi më të rëndë. Gjatë intervistës, Emiliano ka treguar se pasi i ati ishte kthyer nga emigrimi dhe kur kishte rënduar përdorimin e alkoolit, dhuna ishte bërë e përditshme.

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy”, ka thënë ai. Sipas rrëfimit të djalit të viktimës, Mekolli, me lekët e fituara nga emigracioni në Greqi, kishte blerë një armë, me të cilën kishte shtuar edhe presionin mbi atë dhe nënën. Emiliano nuk e ka fshehur edhe ndjenjën e fajit që nuk mundi të shpëtonte nënën nga dhuna, ndërsa tregon se ajo bënte çfarëdolloj pune që të mbante familjen.

“Ajo ka qenë një nënë për mua, të cilën unë ia fal jetën pa masë. Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdolloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri aty”, është shprehur i riu. Më tej, ai ka treguar edhe për një rast, kur i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ata janë larguar nga shtëpia.

“Ka qenë një herë kur e ka rrahur nënë time barbarisht. Unë nuk kam qenë në ato momente dhe jemi larguar në Lushnje në të afërmit e mamasë, kemi ndenjur 6 muaj dhe kam qenë unë ai që i kam thënë mamasë, hajde të ikim se nuk do ta bëjë më. Nuk e dija se do ndodhte kjo gjë. Jam penduar shumë dhe të më falë për këtë gjë që kam bërë”, ka thënë Emiliano Mekolli./ Panorama

Bashkim Mekolli Prokuroria për Krime të Rënda Sose Metushi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SPAK shpall pretencën për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka, kërkon 4 vite burg

14:38 / June 2, 2023

Dy vëllezërit durrsakë i vënë zjarrin krushkut

14:01 / June 2, 2023

Lirimi i Tahirit, zbardhet vendimi i Gjykatës

13:33 / June 2, 2023

Lirimi i Tahirit, flet avokati: Ka rrezikshmëri të ulët, do kujdeset për fëmijët e mitur

12:55 / June 2, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Avionët luftarakë/ Qeveria miraton kontratën, dronët turq “Bayraktar TB2” së shpejti vijnë në Shqipëri

14:32 / June 2, 2023

A pengohet Saimir Tahiri të futet sërish në politikë? Gazetari zbulon kur mund të kandidojë ish-ministri

14:27 / June 2, 2023

Dy vëllezërit durrsakë i vënë zjarrin krushkut

14:01 / June 2, 2023

Lirimi i Tahirit, zbardhet vendimi i Gjykatës

13:33 / June 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Ministri i Brendshëm i Kosovës shkon personalisht në Veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

14:58 / June 2, 2023

Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona, duhet reflektim nga deputetët e PD-së

14:45 / June 2, 2023

SPAK shpall pretencën për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka, kërkon 4 vite burg

14:38 / June 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.