Mihalis Vasilikos, avokati i Fatmir Terallarit, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij pasi mësoi që abuzonte me vajzën e tij prej 9 vitesh, zbuloi skenarët që priten të ndodhin në seancën e radhës që pritet të zhvillohet nesër, ku tha se në rast se pranohet kërkesa e prokurorit, Terallari do kthehet në qelitë e paraburgimin, por nëse pranohet kërkesa e hetuesit, ndaj 50-vjeçarit shqiptar do të vendoset masa ”detyrim paraqitje”.
”Në procesin gjyqësor të Fatmirit, hetuesi ka kërkuar të lihet në fuqi masa ”arrest shtëpie”, ndërsa, ndërsa prokurori ka kërkuar që Terallari të mbetej në qelitë e paraburgimit. Trupa gjykuese ka kërkuar masën ”arrest shtëpie”.
Në seancën e ardhshme, nuk do të ketë ”arrest shtëpie” nëse pranohet kërkesa e hetuesit, por Terallari do të lihet i lirë, në detyrim paraqitje dhe do depozitojë në shtet një shumë me vlerë 3000 euro. Nëse pranohet kërkesa e Prokurorit, do të rikthehet në paraburgim“, u shpreh avokati.
