Gjykata e Apelit i ka ulur me 3 vite e 8 muaj burg Granit Shehut, i dënuar me 16 vite burgim në për vrasjen e djalit të xhaxhait të tij Milazim Shehut në 16 shtator 2015 në Kamëz.
Granit Shehu do të vuajë përfundimisht 13vjet e 4 muaj burgim dhe vuatjat e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij. Granit Shehu u arrestua në shkurt të 2019 në Angli dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor të po atij viti.
Më 16 shtator të 2015 ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Viktimën e qëlloi tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.
Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.