Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau me plumb në kokë policin në Mal të Zi, shqiptari kërcënon gjykatësit e prokurorët: Do eliminoheni

08:57 / February 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Hasanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptari Luan Hasanaj, i cili vrau me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç në Mal të Zi 3 vite më parë, ka kërcënuar gjyqtarët e prokurorët gjatë seancës gjyqësore në Podgoricë.

Seanca u mbajt ditën e djeshme, ku gjyqtari Predgrad Taba e largoi atë nga seanca për shkak se filloi t’i kërcënonte ata duke thënë “Do eliminoheni të gjithë”. “Pres të dal i armatosur dhe t’ju eliminoj të gjithëve”, ka thënë Hasanaj.

Më 15 dhjetor të 2019, Hasanaj vrau oficerin e policisë Milutin Lekoviq, të cilin e qëlloi me armë në automjetin e policisë.

Ai tentoi të vriste edhe një oficere tjetër, Alexandra Kilibrda, por fatmirësisht arma i ngeci. Në momentin e vrasjes, ai shoqërohej nga vëllai i tij Luljzim Hasanaj dhe nëna Nura Hasanaj të cilët janë në burg pasi akuzohen për ndihmë dhe nxitje të autorit.

Ata kaluan në këmbë kufirin nga Kosova për në Mal të Zi dhe u ndaluan nga autoritetet e kufirit për shkak se ishin pa dokumente identifikimi. Të tre u morën me një makinë policie për t’u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Më pas, rreth 5 kilometra nga kufiri kroat, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë policin që ishte në makinë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Risanit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.