Ramis Mici, i cili u arrestua një ditë më parë pasi vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer.
Ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet e ngjarjes.
37-vjeçarja Jetlira Elezi u qëllua me thikë mëngjesin e së shtunës në lagjen “Skëndërbej”, në Elbasan, ku çifti jetonte në një banesë të marrë me qira.
Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.