Nesim Demollari, i vënë në akuzë për vrasjen e nënës së tij nuk ka pranuar autorësinë para gjykatës, ndërkohë që u la në arrest me burg.
Sipas prokurorisë 54-vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo ka humbur jetën. Por në gjykatë Demollari ka thënë se nëna e tij vuante nga skleroza. “Mamane e gjeta në korridor. Atë e ushqeja unë, por ajo bente veprime te pandergjegjshme. Me quante Goni mua, jo Nesim. Dilte nga shtepia vete, por ishte me skleroze, binte dhe rrezohej vete. Unë e gjeta midis banjës dhe korridorit te shtrire. E cova ne dhome. I shërbej prej vitesh. Kishte rene nga divani ne koke. Dy dite me pare vrau syrin. Nuk e kam vrare unë, vdiq vete. Pasi vdiq mora vellane ne telefon. Unë kam punuar 20 vite ne Greqi. Jam i pafajshëm dhe dua të gjykohem i lirë, dua të punoj, se nuk kam te ardhura”, ka thënë ai.
Por organi i akuzës thotë se 54-vjeçari e ka dhunuar nenen derisa ajo humbi jeten. Për këtë ka edhe dëshmitë e komshinjve që kanë thënë se Demollari e rrahu nenen per gjysmë orë, ndërkohë që nga hetimet ajo është e goditur mjete prehese ne te gjithe trupim. Çështja i kalon Krimeve të Rënda.