Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau shokun teksa dergjej i paralizuar, ngjarja e rëndë për të cilën u ekstradua sot Etien Cani

16:14 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Etien Cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Etien Cani ishte ndër të paktët që mund të hynte në shtëpinë e Gentian Beqirit, i cili gjendej i paralizuar pas një tentative për t’iu larguar policisë teksa e kishin ndaluar për një tjetër krim të rëndë që ndodhi në Elbasan.

Cani bashkë me një tjetër shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri atë ditë të nxehtë gushti duke përshëndetur edhe policët në hyrje të pallatit siç bënin gjithnjë.

Babai i Gentian Beqirit, Neziri ia hapi derën pasi ishin shokët e djalit të tij të paralizuar.

Por, sipas policisë, ky është momenti kur Etien Cani ka qëlluar me armë ndaj Gentian Beqirit duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa babai i tij ndërroi jetë nga ataku kardiak pasi pa tmerrin me sy.

Ngjarja mbeti enigmë për disa kohë dhe vetëm pak muaj më parë, Etien Cani i ekstraduar sot u arrestua në Itali me kërkesë të Interpol Tiranës.

Ai u shpall në kërkim qershorin e këtij viti pas një operacioni të madh të Forcave Speciale në qytetin e Elbasanit.

Policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën.

Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër me Çapjat, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pas Beqirit disa vite më vonë ekzekutohet sërish në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri.

Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Policia nuk ka ende të dyshuar për vrasjen, por dyshimet e para të tyre lidheshin me një gjakmarrje të vjetër të familjes së tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon lufta me flakët në Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Panahor

08:39 / August 7, 2026

Rama: Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po ecin me ritme të larta, lidhja me juglindjen do të modernizohet

08:29 / August 7, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.