Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau shqiptarin, rrëfehet pronari grek i hotelit në Mykonos: Isha i dehur, s’kisha qëllim të tillë

09:02 / February 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 64cb53a6d63efd27b7d8c7ce9b8546b8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Isha i dehur”, tha Athanasios Nazos pas vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar Julian Kosova. Ai ka rrëfyer nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.

Autori në dëshminë ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë “molla e sherrit”, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për median “Protothema”. Ndërsa persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri, ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës. Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxorri me qira. Ndërkohë, autori ishte edhe pronar i një hoteli në Mykonos.

Athanasios Nazos Julian Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.