Gjykata ka vendosur të dënojë me 29 vjet burg autorin e vrasjes së Taulant Beqiraj.
Mësohet se trupi gjykues i kryesuar nga Enkel Peza dhe 2 anëtarët, Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, i cili vrau Beqirajn një vit më parë në Vlorë. Ndërkohë, kjo masë e vendosur nga gjykata është 2 vjet më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Elton Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën Transballkanike. Po ashtu, 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani, janë dënuar me nga 6 vjet burg secili me akuzën se kanë përkrahur autorin e krimikt.
Por si dhe kur ka ndodhur ngjarja?
Kujtojmë se ngjarja është shënuar në datën 3 mars të një viti më parë, pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.
Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Sipas asaj që kanë deklaruar dëshmitarët, utori i vrasjes ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë atë të vdekur në vend.
Sakaq, pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ‘Ford’, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij, ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas. Vet autori nuk është arritur dot të kapet ende.
