Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau të atin, dëshmia e 35-vjeçarit: Doja ta trembja, jo ta vrisja

11:53 / September 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan shahaj
Autori i krimit, Arjan Shahaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arjan Shahaj, i riu që një ditë më partë vrau babanë e tij në fshatin Shalës të Memaliajt është “rrëfyer” para efektivëve të policisë për ngjarjen e ndodhur.

Mësohet se ai ka thënë se konflikti me babain ishte momental dhe se nuk ka dashur ta vrasë, por thjesht ta trembte.

Ai ka rrëfyer vetë para policëve se ka qenë i shtruar dy herë në spitalin nr. 5 në Tiranë, ku trajtohen personat me probleme mendore, si dhe ka vuajtur 7 vite burg për tentativë vrasje ndaj një shoku të tij.

Ai u shpreh se gjithçka ka ndodhur kur po përgatisnin dushkun për t’ua dhënë kopesë së dhive që e kishin mbledhur në pyll mëngjesin e djeshëm dhe ka qene nje debat banal.

Raportohet se debati baba e bir kishte në qendër një vajzë me inicialet B.C., me të cilën Arjani ishte në një lidhje.

Shahaj rrëfeu në gjykatë se familjarët e vajzës i ishin ankuar të atit që ai ta linte të qetë.

“Në çdo debat në familje babai më kërkonte ta lija rehat. E vrava sepse i kisha thënë të mos me hapte me muhabetin e vajzës, me të cilën kisha lidhje prej kohësh por ai sikur ma bënte kastile. Dje u bë i padurueshëm kështu që e qëllova 3 herë me sëpatë,” ka thënë ai.

I gjendur përballë asaj cfarë ndodhi, Arjan Shahaj, është larguar menjëherë dhe ka hyrë në banesë ku ka gjetur të vetme kunatën e tij (nusen e vëllait).

Kësaj të fundit i ka kërkuar të holla sepse do të largohej tek e motra e tij në kryeqytet pasi kishte një punë për të bërë. Kunata nuk ka reaguar sepse nuk kishte të holla për t’i dhënë. Ndërsa Arjani, ka shkuar tek dhoma e pleqve dhe aty ka marrë nga dollapi, 20 mijë lek të vjetra dhe është larguar menjëherë me rrobat e reja që kishte veshur.

Ndërsa i ka thënë kunatës që po largohet për në Tiranë, të parët që e kanë gjetur të mbuluar me gjak viktimën, kanë qenë komshinjtë e familjes Shahaj të cilët lajmëruan familjarët dhe më pas policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Policia nga ana e saj ka rrethuar zonën dhe pas 3 orësh arriti në gjurmët e agresorit i cili u kap teksa po hypte në një furgon me targa të Fierit drejt kryeqytetit. Mjaft herë Arjan Shahaj, ka qenë kontradiktor me deklarimet e veta mëngjesin e sotëm tek OPGJ dhe ndërkohë që është trajtuar një ditë më parë me qetësues dhe është izoluar i vetëm në një dhomë për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste. Ditën e nesërme mendohet se do të jepet edhe masa e arrestit ndaj tij nga ana e shkallës së parë të gjyqësorit cka me shumë gjasa do të qëndrojë në burg për vrasjen e kryer një ditë më parë.

Arjan Shahaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.