Pas vendimit për Dritan Dajtin, edhe ai për Gert Gjinararin, autorin e dënuar për vrasjen e të “fortit”të Tiranës, Naim Zyberi është quajtur në kundërshtim me kriteret ligjore nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në një deklaratë për mediat, Gjonaj tha se në kuadër të masave të marra është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari.
Nderkohe ministrja theksoi se “Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”.
Gjyqtari Markelian Kuqo, duke arsyetuar kërkesën që i ka pranuar Gjeneralit për liri me kusht, thotë se është mbështetur në disa komponentë: Është rehabilituar plotësisht, ka sjellje shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës.
Ndërsa kushti për lirinë e tij është detyrimi për t’u paraqitur gjithë jetën pranë Shërbimit të Provës. Nga ana tjetër, Prokuroria, që ka qenë kundër dhënies së lirisë me kusht, ndryshe nga Burgu i Drenovës ku ai vuante dënimin që ishte dakord, është shprehur se do ta apelojë vendimin e Shkallës së Parë.