Dritan Muskurti është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij, Arsen Muskurti. Nga të shtëna mbeti e vrarë edhe bashkëshortja e Dritanit, Nora Muskurti.
Ngjarja ka ndodhur në një agjenci turistike, në pronësi të familjes Muskurti.
Shkak dyshohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme për çështjet e pronësisë.
Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit, i cili, pas krimit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.