Një ngjarje e rëndë ka shokuar Italinë mëngjesin e kësaj të shtune, teksa një 53-vjeçar oficer burgu, ka vrarë me armë gruan dhe dy vajzat e tij e më pas ka vrarë veten.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Foggiano të Pulias rreth orës 02.00 të natës. Ciro Curcelli qëlloi fillimisht bashkëshorten Teresa, 54 vjeçe e më pas dy vajzat e tij Valentina, 18 vjeçe dhe Miriana 12 vjeçe. Viktimat ishin në gjumë kur u vranë. Para se të vriste veten ai ka lajmëruar karabinierët. “Vrava gruan, vrava vajzat e mi. Tani po vras veten. Derën e keni hapur”, u ka thënë ai efektivëve.
Gjatë kqyrjes së shtëpisë nuk është gjetur asnjë mesazh për të kuptuar arsyen e ngjarjes së rëndë. Polici kishte përdorur armën e punës.
Ndërkohë që i dashuri i vajzës së madhe ka thënë se ajo nuk i kishte folur kurrë për probleme në familje. “E dija që ishin njerëz të mirë, të qetë e pa probleme. Nuk më ka folur kurrë për ndonjë problem familjar. Ishim të lidhur për një vit e shtatë muaj. Kur Valentina kishte probleme iksha pranë saj për ta mbështetur”, ka thënë Marco.
Ai shton se nuk i njihte prindërit e Valentinës por tha se nuk kanë pasur probleme familjare. Çifti ka dhe një djalë, 26 vjeç, i cili jeton në Ravenna.
