Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, priti në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç. Ky i fundit buajti 6 muaj burg në Prishtinë.
Kjo pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje ofenduese dhe nxiti dhunë ndëretnike duke bërë thirrje për “vrasjen e shqiptarëve”.
Vuçiç nuk dënoi gjuhën e përdorur nga serbi kundër shqiptarëve, përkundrazi e shpërbleu me një vend pune. Fillimisht i ofroi angazhim vullnetar në Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe një variant tjetër në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit, por që Nedeljkoviç, zgjodhi të parën.
