Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vritet gjyqtari, arrestohet autori. U qëllua në mes të gjyqit me armë

16:14 / October 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759759601 78
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Autori i ngjarjes është Elvis Shkambi, dhe mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Po ashtu nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Mësohet se gjyqtari Kalaja ishte në një gjyq për një çështje administrative, kundërshtim të veprimeve përmbarimore, ku autori i dyshuar dyshohet se është palë në çështje. Pasi u qëllua me armë, gjyqtari u dërgua drejt spitalit, por ka mbërritur pa shenja jete. Babë e bir që mbetën të plagosur, janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një prej tyre është futur në operacion.

Konflikti për pronën zvarritet gjyqeve prej disa vitesh tashmë, madje autori Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe në një emision investigativ. Sipas pretendimit të tij vite më parë, ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit. Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Elvis Shkambit.

Dinamika është e paqartë, pasi nuk dihet sesi autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik. Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi ajo ndodhi brenda ambienteve të një prej institucioneve që konsiderohet ndër më të sigurtat.

Kalaja është emëruar si gjyqtari në vitin 1993. Gjyqtari gjatë jetës së tij ka shërbyer edhe si Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kalaja u konfrmua në detyrë në vitin 2019 duke kaluar procesin e Vetting-ut.

Astrit Kalaja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.