Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një “shtëpi bari” në Can Fornaca, Spanjë.
Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë një sherr, që ka nisur për jo më shumë se 5 euro. E gjithë ngjarja është zbuluar sot, por hetimi ka nisur që më 4 mars, kur i riu shqiptar u raportua i zhdukur. Miqtë e viktimës shkuan në komisariat dhe i shpjeguan se i riu, shtetas shqiptar, por i pa identifikuar me emër, ishte zhdukur dhe se prej ditësh nuk kishin marrë asnjë informacion prej tij.
Miqtë e të riut e dinin se ai jetonte në një shtëpi në Can Fornaca, e atje u gjet dhe u arrestua një spanjoll 52-vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll.
