Një 23-vjeçar është jetur i pajetë në orët e para të mëngjesit në Fier. Kanë qenë kalimtarë të rastit që në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit kanë konstatuar një njeri pa shenja jete. Ai eshte identifikuar si Florian Selimi nga Fieri.
Policia mbërrit në vendngjarje dhe thotë se Selimi ka ndërruar jetë si pasojë e plagës që ka marrë nga një goditje me thikë, dyshohet gjatë një konflikti. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Prane tij eshte gjetur nje mjet tip Renault me kofano te hapur dhe gome te hequr, qe dyshohet te jete e viktimes.
Dyshohet qe ne vitin 2015, Selimi te kete vjedhur nje automjet, te cilin me pas e ka djegur ne rrethana te paqarta
NJOFTIMI
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.
Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.