Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtare. Rëndë Arlind Bushati

16:33 / October 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1730302648x07f1974f 32a0 4fd7 b05f 067740dbdb89 619
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një masakër ka ndodhur në Shkodër, ku të vrarë janë 2 persona. Njëri prej tyre është vëllai i Ibrahim Licit, dhe e gjitha ka ndodhur pas një shkëmbimi me armë zjarri mes dy grupeve kriminale. Viktima e parë është vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një kalimtare ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ”5 Heronjtë” në zonën e Dobraçit.

Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati, 32 vjeç pak ditë më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit. Mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin në Shkodër, ku akuzon Ramën. ”Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cenim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën”,-shkruan Bardhi.

Shkoder Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026

Gjyqi i Ilir Metës, GJKKO nuk lejon transmetimin live dhe daljen nga kafazi

19:58 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.