Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrojtimi i BSH, më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale financiare

08:24 / April 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MIkrofinance 3 986
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale të nevojshme financiare. Një studim nga specialistja e Departamentit të kërkimeve në Bankës e Shqipërisë, Elona Dushku, ka treguar edhe njëherë nivelin relativisht të ulët të kulturës dhe të përfshirjes financiare në shoqërinë tonë. Sipas vrojtimit, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare. Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7 (7 është niveli maksimal), nga 4.4 që është niveli mesatar botëror i këtij indeksi.

Rezultatet e vrojtimit në lidhje me përfshirjen financiare, tregojnë se vetëm 54 % e individëve në Shqipëri njohin të paktën pesë produkte financiare, përkundrejt 83 % të individëve në nivel global dhe 86 % në vendet e OECD-së (Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Më pak se 40 % e individëve kanë përdorur një produkt financiar gjatë vitit të fundit, ndërsa në nivel global ky tregues është më pak se 50 %. Një e treta (ose 33%) e individëve në Shqipëri u

drejtohen familjeve dhe miqve të ngushtë për të marrë para, që tregon për shmangien e tyre nga sistemi formal financiar. Ndërsa në nivel botëror, ky tregues është pothuajse 10 pikë përqindje më i ulët. Produktet e pagesave janë produktet që zotërohen më shumë nga individët në Shqipëri, pohuar nga 29 % e tyre. Më pas renditen produktet e kursimit (22 % e individëve), produktet e kredisë (13 % e individëve) dhe produktet e sigurisë (9 % e individëve). Ndërsa në botë zotërimi i këtyre produkteve është pothuajse 2 -3 herë më i lartë, çka tregon për një nivel të ulët të përfshirjes financiare në Shqipëri.

Rezultatet tregojnë se gratë kanë mesatarisht një nivel më të ulët të indeksit të kulturës financiare përkundrejt burrave. Sipas grupmoshave, të rinjtë (18-29 vjeç) dhe të moshuarit (60-79 vjeç) karakterizohen nga një nivel më i ulët i kulturës financiare.

Të papunë, shtëpiakët, individët të paaftë për punë dhe studentët karakterizohen nga nivele të ulta të kulturës financiare, ku të paktën dy komponentë të saj marrin vlera poshtë nivelit mesatar të individëve. Individët me të ardhurave më të pakta karakterizohen nga një kulturë më e ulët financiare. Në bazë të vendbanimit, vërejmë se individët në zonat rurale kanë më pak kulturë financiare, përkundrejt individëve në zonat urbane.

Sipas studimit, diferencat midis grupeve tregojnë që këto grupe duhet të jenë në qendër të politikave dhe programeve për një përmirësim të nivelit të kulturës financiare të tyre, që do të rezultojë në një përfshirje më të lartë financiare dhe rritje të mirëqenies së tyre dhe të shoqërisë, në afatin e gjatë.

Ndërkohë, indeksi i mirëqenies financiare, cilësuar si objektivi final i kulturës financiare vlerësohet 7.7 nga 20, për individët në Shqipëri dhe është më i ulët se vlera mesatare globale e këtij indeksi (9.5). Ky rezultat tregon se shqiptarët ndjehen të pasigurtë për të ardhmen, kanë më pak besim për të absorbuar goditjet financiare dhe nuk janë në gjendje që të planifikojnë për të ardhmen./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.