Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vuani nga dhimbja e kyçeve? Ja si ndikon i ftohti

20:20 / December 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 d8a36c409a209320c77adc450ce9f58e12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Pse më dhembin këmbët kur është ftohtë”, është një nga pyetjet e shpeshta që dëgjojmë kur moti fillon të ftohet. Dhimbjet e kyçeve mund të shfaqen për arsye të ndryshme, por shpesh janë simptoma të një dëmtimi ose e një sëmundjeje.

Pse ndodh dhimbja në këmbë për shkak të motit të ftohtë?

Ju mund të përjetoni dhimbje në çdo pjesë të trupit tuaj, por shqetësimi nga ndryshimi i motit ndodh kryesisht në ije, gjunjë dhe kyçet e këmbës. Nëse kaloni më shumë kohë duke ushtruar në të ftohtë, do të ushtroni më shumë presion në nyjet që mbajnë peshë. Dhimbja që ndjeni mund të shkaktohet nga rrjedhja e kufizuar e gjakut në nyje ose ndryshimet në presion. Në disa raste, përgjigja është e qartë, pasi studimet kanë treguar se njerëzit me artrit zakonisht përjetojnë dhimbje kyçesh kur moti ftohet. Disa teori të tjera sugjerojnë ndryshime në presionin atmosferik ose barometrik, i cili i referohet peshës së ajrit që zvogëlohet në mot të ftohtë. Kjo rënie e presionit barometrik mund të ushtrojnë presion mbi nyjet tuaja, duke bërë që nervat të transmetojnë sinjale dhimbjeje. Një tjetër teori sugjeron se lëngu sinovial brenda nyjeve tuaja trashet në temperatura të ftohta, duke shkaktuar ngurtësim dhe dhimbje të kyçeve në mot të ftohtë.

Po ashtu, dihet se gjatë muajve të ftohtë trupi përpiqet të ruajë më shumë nxehtësi dhe dërgon më shumë gjak në organet në pjesën e mesme të trupit tuaj, si zemra, mushkëritë dhe organet e tretjes. Si rezultat, trupi juaj dërgon më pak gjak në këmbë, gjunjë, krahë, shpatulla dhe tek nyjet e tjera. Kjo rrjedhje e reduktuar e gjakut, bën që enët e gjakut në nyje të ngushtohen, duke i bërë ato zona më të ashpra dhe më të ftohta, dhe duke shkaktuar dhimbje dhe parehati. Ky shpjegim vlen vetëm për dhimbjen që ndjeni ndërsa jeni jashtë. Një dhimbje e tillë rritet ndjeshëm kur jeni aktiv ose kur ushtroni presion në nyjet e këmbëve si për shembull gjatë vrapimit.

Siç e shihni shumë teori që shpjegojnë këtë fenomen, por pavarësisht tyre, nuk ka një teori të caktuar që shpjegon shkakun kryesor.

Çfarë mund të bëni për të reduktuar dhimbjet e këmbëve në mot të ftohtë?
Qëndrimi ngrohtë mund t’ju ndihmojë të zvogëloni dhimbjet e kyçeve. Disa mënyra për të qëndruar ngrohtë dhe për të shmangur dhimbjet e këmbëve në mot të ftohtë:

Kryeni ushtrime që nxisin sistemin tuaj kardiovaskular duke rritur rrjedhjen e gjakut në muskuj dhe duke rritur temperaturën e trupit tuaj.

Vishni rroba të përshtatshme që ju mbrojnë nga i ftohti, sidomos në rastet kur stërviteni jashtë. Ndërsa trupi juaj ngrohet, ju mund të hiqni disa rroba sipas nevojës.

Mos e ndalni papritmas stërvitjen

Kjo do të parandalojë shtrëngimin e muskujve dhe ngurtësimin e kyçeve, do të mbajë rrjedhjen optimale të gjakut dhe do të ruajë ritmin dhe motivimin tuaj për të vazhduar.

Menjëherë pas stërvitjes, bëni disa ushtrime për shtrirjen e muskujve, për të reduktuar shtrëngimin që ndodh menjëherë pas ushtrimeve të zgjatura.

Qëndroni brenda në ditët shumë të ftohta

Nëse e keni të nevojshme të stërviteni çdo ditë, ushtrohuni në ambiente të mbyllura kur dimri është i ashpër. Për më tepër, ju mund t’i menaxhoni simptomat përmes zakoneve të shëndetshme, disa përfshijnë:

Ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

Qëndroni ngrohtë në dimër duke u veshur në mënyrë të përshtatshme.

Forcimi i tendinave, muskujve dhe kockave të këmbëve. 

dhimbja ftohti kyceve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja çfarë ndodh me trupin kur heq dorë nga sheqeri i bardhë

16:41 / July 8, 2025

Vala e të nxehtit/ 17 mijë vizita nga fillimi i qershorit deri më tani

14:40 / July 8, 2025

Djersiteni pa pushim? Këto 3 pije “magjike” e ndalojnë menjëherë

22:19 / July 6, 2025

Mjekët: I nxehti rrit zemërimin dhe predispozitën për konflikte

14:07 / July 6, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.