Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vuani nga zemra, këto janë katër pijet më të shëndetshme që duhet të konsumoni çdo ditë

17:15 / August 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kafe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Pijet më të shëndetshme për zemrën

Gjithçka që hamë dhe pimë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit. Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji
Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim. Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi
Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji
Ekspertët thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja
Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Katër Shenjat Që Jep Trupi Kur Keni Probleme Me Zemrën
Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.

Shtrëngimi në kraharor
Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja
Sipas të dhënave, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.

Rrahje të çrregullta të zemrës
A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave
Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, këshillohet të vizitoheni tek një mjek menjëherë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.