Pas Albin Kurtit, edhe Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar që sot do të jenë në Bruksel, por ndryshe nga Kurti, ai ka thënë se nuk do të flasë me kryeministrin e Kosovës. Edhe pse ky takim këtë ka si qëllim, që tensionet në veriun e Kosovës të ulen.
Për televizionin serb RTS, Presidenti Vuçiç ka thënë se nuk do ta takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por do të bisedojë vetëm me Borrell. “Biseda me Kurtin nuk ka kuptim. Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borrellin. Me Kurtin nuk kam se çfarë të flas”, është shprehur Vuçiç.
Ndërkombëtarët bëjnë thirrje të vazhdueshme për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe të lirohen menjëherë dhe pa kushte 3 policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.
