Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vuçiç do vizitojë Tiranën, konfirmon pjesëmarrjen në samitin e marsit

21:09 / January 29, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun e tij slloven.

Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon.

Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Ndërkohë, presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli gjithashtu për protestat kundër autoriteteve, duke thënë se kur do të shkojnë në votime të gjitha ato parti politike që marrin pjesë në këto organizime nuk do të jenë në gjendje të fitojnë.

Rama Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.