Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç flet me Macronin për situatën në Kosovë

18:36 / July 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, të shtunën, të cilit i ka kërkuar që “të bëjë përpjekje shtesë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete”.

“Si gjithmonë një bisedë e hapur dhe serioze me presidentin Emmanuel Macron, të cilit i kam prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiç ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes, edhe pse, siç tha ai, “komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”.

“I kërkova presidentit Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete”, ka shkruar Vuçiç.

Ai shtoi se falënderoi Macronin për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të “zgjidhur situatën jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë dhe Metohi”.

Vuçiq ka bërë të ditur në Instagram se më 8 korrik ka folur në telefon me shefin e diplomacisë italiane, Antonio Tajani.

Ai e vlerësoi bisedën “konstruktive”.

“Ai (Tajani) kërkoi që Serbia të bëjë gjithçka për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe theksoi se Italia është gjithmonë e gatshme të mbështesë paqen”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiç tha gjithashtu se gjatë bisedës ka falënderuar për “interesimin dhe mirëkuptimin” që kanë Italia, kryeministri Giorgia Meloni dhe Tajani për qëndrimet e Serbisë.

Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po bëjnë përpjekje shtesë për të rikthyer në tryezën e bisedimeve liderët e Serbisë dhe Kosovës, me qëllim të de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Javën e kaluar, i dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ishte në Beograd dhe Prishtinë.

Ai ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin (Albin) Kurti.

Tensionet në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve, filluan kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë së Kosovës.

Serbët vendas e kundërshtuan këtë dhe që atëherë kanë mbajtur protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave dhe njësive speciale të policisë së Kosovës./ Rel

EMMANUEL MACRON Kosovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.