Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç largpamës: “Nuk mundur të mbahet konflikti me Kosovën i ngrirë, është koha të mendojmë për njerëzit”.

22:43 / January 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është koha që të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, por shtoi se mashtrohet kushdo që mendon se është e mundur të mbahet konflikt i ngrirë me Kosovën. Vuçiç tha se ai u përpoq gjatë gjithë këtyre viteve, duke u kujdesur për të rinjtë, të ruajë paqen dhe stabilitetin, për të treguar se nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë.

Raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë në një fazë të ngrirë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandër Vucic, duke nënvizuar se është koha që të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur. “Jam i dëshpëruar në qoftë se njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mund ta ndryshoj, siç nuk do ta ndryshoj politikën që është racionale, serioze dhe e përgjegjshme dhe që po sjell rezultate të mira për Serbinë”, ka thënë Vuçiç.

“Problemi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të krahasohet me atë që se fundmi u zgjodh, mes Greqisë dhe Maqedonisë”, ka nënvizuar kreu i shtetit serb dhe sipas tij problemi ishte vetëm për emrin. Vuçic tha se palët dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje, mirëpo se problemet nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën. Vuçiçi rikujtoi se jo vetëm Gjermania, por 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj dhe në një situatë të tillë sipas tij, interesat e shqiptarëve dhe palëve tjera luajnë rol të rëndësishëm.

Vuçiç tha se ai u përpoq gjatë gjithë këtyre viteve, duke u kujdesur për të rinjtë, të ruajë paqen dhe stabilitetin, për të treguar se nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë. “Ekzistojnë interesa të palëve të tjera, interesave të shqiptarëve, por edhe shumë fuqive të mëdha që nuk duan zgjidhjen e problemit. Ka nga ata që thonë s’e duan përfundimisht duan shtetin e tyre dhe janë gati të paguajnë çfarëdo çmimi. I pyes qytetarët e Serbisë: cili është çmimi të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë? Sa kemi paguar në të kaluarën për një politikë të gabuar? Është koha të mendojmë për njerëzit, sigurisht duke mbrojtur interesat tona dhe duke fituar më shumë të jetë e mundur”, tha ai.

Kosova Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.