Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç lavdëron veten për Ohrin: Jam më i përqendruari kur bisedimet zgjasin mbi 12 orë

21:40 / March 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç në një konferencë për media të dielën ka folur rreth bisedimeve të djeshme në Ohër.

Duke dhënë detaje për takimet që zgjatën gjatë gjithë ditës, Vuçiç e nxori veten si hero të takimit. Sipas tij, ai ishte më i qëndrueshmi brenda ekipit të tij.

 “12 herë dje e ndryshuam tekstin. Dua t’i falënderoj njerëzit që ishin dje me mua sepse gjithmonë është stresuese, sa herë duhet të analizoni, të konsultoheni me ekspertë duke i pyetur a mundemi për këtë, a guxojmë për këtë dhe presioni sa vjen e shtohet. Për mua është përparesi kur kjo zgjat 12-13 orë sepse jam më i qëndrueshëm se të tjerët, për mua problem është kur zgjat 2 ose 3 orë, kur është 12-13 koncentrimi im është i shkëlqyer, më i mirë se i të tjerëve. Kështu ishte edhe mbrëmë në orët e vona”.

Takimi i Ohrit në 18 mars ishte në fakt një maratonë. Gjatë mëngjesit liderët zhvilluan takime ndarazi me përfaqësues të lartë të BE dhe SHBA, ndërsa rreth orës 3 e gjysëm të pasdites ata u ulën në tryezë së bashku me përfaqësuesin special dhe atë të lartë të BE, Lajçak e Borrell.

Rreth orës 16 e gjysmë ndodhi pushimi i parë, ndërsa Vuçiç e Kurti filluan konsultimet me delegacioent e tyre për të nisur sërish bisedimet në pesë e gjysmë të pasdites.

Rreth katër orë më pas ndodhi një tjetër pauzë, ndërsa në orën 22 u njoftua se takimi kishte përfunduar. Më pas të dy palët folën për media për të dhënë qëndrimet mbi dakordësimin e arritur.

lavderon veten Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.