TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Roza Lati rikthen në vëmendje debatin me Bieta Sulon, moderatorja ironizon hapur: Le të më ftojë në emision dhe…

23:21 / March 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Vuçiç para takimit të Ohrit: Do të ruajmë Serbinë e plotë

19:35 / March 17, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Qeveria në Beograd do të ruajë “Serbinë e plotë, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë”.

Në Kushtetutën serbe, Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Ai këto deklarata i bëri më 17 mars gjatë një vizite në perëndim të Serbisë, një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi bërë shumë gabime në të kaluarën dhe nuk duhet të përsërisim gabime të tilla”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia “nuk do të izolohet”.

“Para nesh na pret një periudhë jo lehtë, por kur ne udhëheqim një politikë të përgjegjshme, serioze dhe të mençur, Serbia del fituese”, tha Vuçiq dhe përsëriti se ai do të “ruaj paqen”.

Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë – që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së – do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit.

Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës “udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”.

“Propozimi evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit pas takimit me Escobar.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, më 17 mars 2023.

Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë./REL

beograd Vucic
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Marrëveshjet me Serbinë, deklarata e fortë e Kurtit: Vuçiç nuk është i mirëpritur në Kosovë

22:54 / March 30, 2023

Anna Cramling rrëfen komentet e padëshiruara që ka marrë teksa luante shah

22:45 / March 30, 2023

Izraeli ndalon me akuza terrori dy banorë të kolonive për sulm ndaj palestinezëve në Huwara

21:36 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023

Bastet online, Fidel Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

21:42 / March 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.