Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç: Rama tregoi kurajë të rrallë, Europës nuk i pëlqen që po shohim punën tonë

08:45 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka quajtur tepër kurajoz qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të planit rajonal të ashtuquajtur “mini-Shengen”. Sipas tij, vendet europiane po ngurrojnë ta përkrahin dhe mund ta devijojnë atë, edhe pse përfitimet për vendet e rajonit janë të qarta.

Atyre nuk u pëlqen që Ballkani po sheh punën e vet, e kanë të vështirë kur nuk vendosin dot për ne. Por nga ana tjetër as nuk mund ta kundërshtojnë drejtpërdrejt sepse iniciativa është pjesë e katër lirive dhe vlerave që përbëjnë Bashkimin Europian, dhe që janë e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve, e kapitalit, e shërbimeve dhe e produkteve,” deklaroi Vucic.

Sipas tij, sapo të gjitha vendet e rajonit të ndërgjegjësohen për nismën, përfitimet do të jenë të padiskutueshme dhe miliarda dollarëshe.

Në këtë këndvështrim ai rezervoi disa fjalë të mira edhe për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” shtoi Vucic.

I pyetur në lidhje me perspektivën e rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, Vuçiç përsëriti qëndrimin se situata mbetet e paqartë për aq kohë sa Kosova nuk ka një qeveri dhe as vendim për anulimin e tarifave 100 për qind për produktet serbe.


Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.