Wanda Nara, partnerja e Mauro Icardi, ka bërë deklarata mjaft të habitshme për shtypin italian. Wanda Nara, e cila ishte e ftuar në programin Belve të transmetuar në Rai Due, tregoi se Icardi i fitoi zemrën duke i dhuruar një çantë 300 mijë euro.
“Mauro më bleu një çantë për 300 mijë euro për të më rifituar. Unë po e mbaj atë çantë, do të fle me të nëse është e mundur. Mauro Icardi është burri im. Ne jemi bashkë, jemi familje. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Mauro ra në dashuri me mua jo në disko, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe parmixhan me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”, tha Wanda.