Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ëess Mitchell dha dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës Trump për të ruajtur unitetin transatlantik.
Departamenti i Shtetit njoftoi se Ëess Mitchell, do të largohet nga posti i tij në mes të shkurtit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino tha se Mitchell ka qenë një “udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.
Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Europën vjen në një kohë të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.
Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.