Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Wow….Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

16:34 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Naomi Campbell 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Supermodelja Naomi Campbell i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë. Naomi ka ndarë në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50-vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)

Modelja ka etiketuar në postim nënën e saj, Valerie Morris-Campbell, pa dhënë detaje të tjera.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Naomi pranoi se ajo mendon të ketë një fëmijë, por nuk dëshiron të nxitojë veten për krijimin e një familjeje.

“Mendoj gjatë gjithë kohës që të kem një fëmijë. Por tashmë me zhvillimin e shkencës mendoj se mund ta bëj këtë gjë kur të dua unë”, u shpreh modelja në një intervistë për revistën “ES” në vitin 2017.

Kur u pyet nëse dëshiron të bëj një fëmijë vetë apo ta adoptoj, ajo u përgjigj: “Ndoshta, ndoshta…ndoshta”.

Megjithatë modelja insistoi se nuk dëshiron të jetë një nënë beqare, kështu që duhej të gjente një partner të përshtatshëm si fillim.

“E dua figurën e babait. Mendoj se është e rëndësishme”, u shpreh Naomi asokohe.

Më vonë në 2019-n ajo tha se nuk ishte ende gati për një fëmijë, duke shtuar se do të priste se çfarë do t’i sillte universi.

Naomi Campbell
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.