Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin e NATO-s për tërheqjen e trupave nga Afganistani

21:40 / April 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi morën pjesë në një takim pune të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s,  me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, ku në fokus ishin zhvillimet e kohëve të fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

“Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e propozuar nga miqtë amerikanë dhe është e gatshme të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani, në përputhje me afatin kohor të vendosur nga NATO. Në këtë botë të mbushur plot kërcënime, ne nuk mund të përballemi dot vetëm dhe besoj se nga ky moment, Aleanca, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, me më shumë synime, energji dhe ide, për të garantuar sigurinë tonë kolektive”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja Xhaçka dhe ministri Peleshi vlerësuan që ky proces politik i negociatave të paqes në Afganistan të prodhojë një zgjidhje të negociuar, e cila të sjellë paqe të qëndrueshme dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut për popullin e Afganistanit./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.