Në kuvend po diskutohet në lidhje me integrimin europian.
Në fjalën e tij ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, tha se Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, por hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë.
“Duhet ti’ lexojmë mirë adresimet e rekomandimet e BE. Roli i Kuvendit thelbësor sa i përket integrimit dhe drejtësisë.
Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, është hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë.
Përgjegjësia kryesore, i mbetet institucioneve të drejtësisë.
Qytetarët në këtë ligësi të ngritur ndaj procesit, kanë të drejtë të informohen mbi te drejtën e se ç’po ndodh me drejtësinë e re. Koha që institucionet e reja të drejtësisë dhe drejtuesit të ofrojnë transparencë llogaridhënie e besim. Nuk duhet ta duam drejtësinë si pjesë e një regjistri ku shënojmë emrin për të hyrë në BE. Drejtësia shpresa kyçe për të bërë shtetin e të drejtës”, tha Xhafaj.