Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaferraj-Vengut: Një ministër kalama bën ironi, je për SPAK

15:11 / November 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Sigurisë pati shkëmbime verbale mes deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetarit Nasip Naço. Teksa deputeti i PD akuzoi për shpenzime të dyshuara të një pjese të buxhetit dhe fondeve, duke thënë se ”keni probleme serioze me një pjesë të mirë të industrisë dhe linjave ushtarake”, ai vuri në dukje se edhe 2% i GDP-së të caktuar nga NATO për Ushtrinë nuk qëndronte.

Xhaferraj vuri në dukje problematikat në industrinë ushtarake, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe teknologjinë ushtarake apo pajisjen me armë të cilësisë së lartë për qëllime mbrojtëse. Gjithashtu theksoi se edhe Emergjencat Civile nuk duhet të jenë nën kompetencën e MM-së.

”Një e katërta e buxhetit shkon për emergjencat civile dhe pagesat e ish-ushtarakëve. Një pjesë tjetër nuk dihet se për çfarë do përdoren. Në asnjë vend të botës nuk bashkohen Emergjencat Civile me Ministrinë e Mbrojtjes. Ky institucion duhet të jetë i Ministrisë së Brendshme. Nuk e dimë se si do përdoren këto fonde, pa përmendur gjendjen e shëndetësisë në ushtri”, tha deputeti ndër të tjera.

Dhe teksa fliste për cilësinë e ushtrisë dhe aspektit didaktik të saj, ka ndërhyrë ministri Vengu, që teksa mohoi konstatimet e ligjvënësit opozitar përdori edhe batutë të rastit se “nuk e kishte lexuar siç duhej raportin”, që nuk u prit aspak mirë dhe u cilësua si ironi nga Xhaferraj.

”Një kalama ministër bën ironi në Komision. Mos t’i kthehem portit të Durrësit, skandalit më të madh të abuzimit. Traktati i Varshavës është trashëgimi e juaja. Ministri bën ironi, mos më bëj ironi mua. Ti je për SPAK”, iu drejtua ashpër Xhaferraj ministrit Vengu. Kryetari socialist, deputeti Nasip Naço ndërhyri për të qetësuar situatën e krijuar dhe tensionet, duke i kujtuar kolegut opozitar “Traktatin e Varshavës”.

Ferdinand Xhaferraj pirro vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.