Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhaxhai i saj kërkoi eshtrat e Eglantina Bucit për ti varrosur, Prokuroria merr vendimin: Mund të kërkohet ekspertim i ri i AND-së

15:33 / September 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eglantina Buci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria ka vendosur që eshtrat e Eglantina Bucit, të gjetura në zonën e Malit me Gropa, nuk do i kthehen njerëzve të afërm të saj për t’u varrosur denjësisht.

Ky konkluzion ka dalë pasi eshtrat janë prova kryesore që tregon se në këtë ngjarje të rëndë, kemi të bëjmë me vrasje. Për më tepër, eshtrat do mbahen të konservuara në ambientet e murgut të spitalit, pasi gjatë fazës së gjykimit, dy të arrestuarit babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci, mund të kërkojnë analizim të ri të ADN-së dhe një gjë e tillë, do të sillte më pas marrjen e një vendimi për zhvarrosjen e eshtrave.


Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria dhe policia e Tiranës, kanë kryer ekspertimin e ADN-së, duke krahasuar profilin gjenetik të eshtrave me profilin gjenetik të nënës së saj, ku është përfituar një profil i vetëm nënë-bijë. Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj më parë. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës.


Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.